“Është plotësisht e padrejtë. Shumë të rinj po më tregojnë, se ndjehen sikur po jetojnë brenda një kafaz”.
Kështu ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për “Wiener Zeitung”, përcjell Insajderi.
Ajo theksoi se Bashkimi Evropian “po bën padrejtësi ndaj kosovarëve për mos liberalizimin e vizave”.
“Ky izolim në vitin 2021, në një kohë kur BE-ja është e hapur për shumë vende të largëta, është çmenduri. Ne jemi pjesë e kontinentit të Evropës, ne jemi evropianë. Duam të kemi pjesë. Kosova ka dy milionë banorë, BE-ja nuk ka pse të frikësohet nga migrimi masiv”, pohoi presidentja.
Osmani foli edhe për shtetet skeptike që nuk po e lejojnë liberalizimin e vizave; Franca dhe Holanda.
“Kosova nuk është më në listën e 40 shteteve prej nga më së tepërmi vijnë migrantët”. /Insajderi.com