Osmani – Pantinës: Jeni brumë i PDK-së

Osmani – Pantinës: Jeni brumë i PDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është përballur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina.

Osmani i ka thënë Pantinës se shiko sa njerëz ke përreth vete të cilët kanë qenë deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, teksa po flasin për shqyrtimin e buxhetit.

“ Po shihet Shqipe që je brumë i PDK-së shiko përreth sa ish-deputet të PDK-së ke rreth vetit”, ka thënë Osmani.

Ndërsa Pantina i është përgjigjur duke i thënë se të gjithë këta deputet i kanë rënë pishman që kanë qenë pjesë e PDK-së. /Insajderi.com