Osmani pas takimit me Hotin: U diskutua për aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend

Osmani pas takimit me Hotin: U diskutua për aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryeministrin e Ksovës, Avdullah Hoti, me të cilin kanë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Presidentit, ku tutje thuhet se takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional.

Tutje thuhet se Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. Presidenten Osmani për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë.

Ndërkaq u.d. Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi. /Insajderi.com