Osmani për 7 mars: Duhet angazhuar për një zhvillim të dinjitetshëm të sistemit të arsimit

Osmani për 7 mars: Duhet angazhuar për një zhvillim të dinjitetshëm të sistemit të arsimit

U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e ditës së mësuesit ka zgjedhur që urimin e saj ta kthejë në retrospektivën e fillimit të mësimit në gjuhën shqipe.

Osmani tha se sot jetojmë ndryshe për dallimin në kohën e atdhetarëve të shquar, të cilët e mbajtën gjallë arsimin në vitet më të vështira.

Ajo theksoi se çdoherë që viziton shkollat në vendin tonë, kupton se sa shumë potencial kemi e sa jo mjaftueshëm është bërë. Osmani shtoi se rrugëtimin tutje duhet vazhduar duke prioritizuar investimet në këtë drejtim./Insajderi.com