Osmani për “dardanët”: Na e bëni zemrën mal

Osmani për “dardanët”: Na e bëni zemrën mal

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka falënderuar “dardanët” për emocionet që i dhurojnë para dhe pas çdo ndeshjeje, duke thënë se loja e tyre është “sinonim i entuziazmit dhe zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë”.

Osmani ka shkruar se me të zbarkuar futbollistët në fushë, zemra bëhet mal nga krenaria.

“Ju faleminderit për emocionin që na e dhuroni çdo herë. Qoftë nata e sotme kapitull suksesi në rrugëtimin tuaj drejt majave. Forca, Ekipi i zemrave tona”, ka shkruar ajo./Insajderi.com