Vjosa dhe Partia

Osmani për Hotin: E quante PAN-in bandë mafioze e sot qeverisë me ta

Vjosa Osmani ka folur për pozitën e saj në LDK në seancën e sotme të Kuvendit. Ka thënë se “nesër mund të shkeleni ju”, prandaj u ka kërkuar të reagojnë.

Osmani për Hotin: E quante PAN-in bandë mafioze e sot qeverisë me ta

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Avdullah Hoti, dikur e quante qeverinë e PAN-it, një “bandë kriminale”, e tash një pjesë të PAN-it e ka në qeveri, njofton Insajderi.

“Dikur kryeministri i tanishëm e quante qeverinë e PAN-it një bandë kriminale, e sot qeverisë me ta”, ka thënë Osmani në fjalimin e saj në seancën e sotme.

Ajo ju ka drejtuar deputetëve, pasi ata të LDK-së kërkuan që të ndalohet që qeveria e Avdullah Hotit, të quhet “Qeveri Koti”.

Osmani ka thënë se do të marrë masa përkitazi me rregulloren e ligjet, porse kjo nuk duhet të bëhet në formë selektive.

Më pas ka folur tërthorazi edhe për largimin e saj nga pozita e nënkryetare.

U ka kërkuar deputetëve që të ngrisin zërin sepse “nesër mund të shkeleni ju”./Insajderi.com