Osmani për ndihmat mjekësore turke: Dëshmi e miqësisë mes dy shteteve

Osmani për ndihmat mjekësore turke: Dëshmi e miqësisë mes dy shteteve

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, të cilin e ka falënderuar për ndihmën ofruar Kosovës nga Turqia në kohë pandemie.

Osmani tha se në kohën kur populli i Kosovës po përballet me vështirësi shkak i Coronavirusit, Turqia po e ndihmon Kosovën me ndihma mjekësore.

“Në kohën kur pasiguritë ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe populli kosovar po ballafaqohej me një armik të panjohur më parë, shteti i Turqisë na ofroi ndihmë duke konfirmuar kështu miqësinë e mirë në mes të dy shteteve tona”, tha Osmani.

Ambasadori turk, Çagri Sakar, konfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar me ndarjen e donacioneve për Kosovën dhe përgatitjen e trajnimeve online për mjekët në Kosovë nga ana e mjekëve turq, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës me pandemi dhe trajtimit sa më adekuat të pacientëve me Coronavirus. /Insajderi.com/