Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me rekrutimin e 180 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shteti i Kosovës është edhe më i fortë, përcjell Insajderi.com.
Në ceremoninë e rekrutimit të ushtarëve të rinj, Osmani tha se shpreson që shumë shpejtë, kjo ushtri do të jetë pjesë edhe NATO-s.
Tutje, ajo tha se ushtarët e rekrutuar duhet të jenë krenar për uniformën që do ta bartin, pasi që për atë “është derdhur shumë gjak, dhe është bërë shumë sakrificë”.
Po ashtu, komandantja supreme e FSK-së, u shpreh e lumtur që pjesë e këtyre rekrutëve janë edhe 12 femra, duke thënë se shancet në Ushtrinë e Kosovës janë të barabarta për të gjithë./Insajderi.com