Osmani përshëndetë marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

Osmani përshëndetë marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, është deklaruar rreth marrëdhënieve të Kosovës dhe Izraelit që sot pritet të arrihet të bëhet marrëdhënie diplomatike, për çka thotë se këto marrëdhënie kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi, njofton Insajderi.

Osmani e përshëndetë aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi”, thuhet në njoftimin për media të presidencës.

Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët. /Insajderi.com