Osmani pranoi letrat kredenciale të Shpresa Jusufit, ambasadores së Maqedonisë së Veriut

Osmani pranoi letrat kredenciale të Shpresa Jusufit, ambasadores së Maqedonisë së Veriut

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Në takim Osmani vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet ndër fqinjësore.

Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik.

Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se  bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë./Insajderi.com