
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar urim nga presidenti i Malta, George Vella dhe ai i Ishujve Marshall, David Kabua.
Presidenti, Vella ka uruar Osmanin për detyrën dhe ndër të tjera ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve do të ngritën në nivel bilateral dhe në forumet multilaterale.
Ai gjithashtu ka theksuar se shteti i tij do të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugën e saj evropiane.
Kurse, Presidenti i Ishujve Marshall, David Kabua e ka cilësuar historike zgjedhjen e Presidentes Osmani në krye të shtetit.
Më tej, në telegramin e tij, Kabua ka shfaqur besimin se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve do të intensifikohen dhe do të fuqizohen nën udhëheqjen e Presidentes Osmani. /Insajderi.com