Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, menjëherë pas arritjes së këtij të fundit në Prishtinë, njofton Insajderi.
Pas këtij takimi pritet të ketë një konferencë të përbashkët për media të presidentes së vendit dhe kryediplomatit gjerman.
Pas Osmanit, Mass do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Ai në fund të vizitës së tij në Kosovë do të pritet nga homologia e tij, Donika Gërvalla- Schëarz, e cila edhe e priti në aeroport me të arritur në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë pas Kosovës do ta vizitojë edhe Serbinë ku do të takojë edhe atje krerët shtetërorë. /Insajderi.com