Osmani publikon fotografi të nënës së saj në vijën e frontit me pandeminë, bën thirrje për respektim të masave

Osmani publikon fotografi të nënës së saj në vijën e frontit me pandeminë, bën thirrje për respektim të masave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi të nënës së saj, e cila e ushtron profesionin e mjekës, njofton Insajderi.

Osmani ka shkruar se e ëma e saj 63-vjeçare është në vijën e frontit në luftën kundër pandemisë COVID-19 bashkë me mijëra punonjës të tjerë shëndetësorë.

“Mami, 63-vjeçare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësorë, të cilët rrezikojnë veten për ne”, ka shkruar Osmani.

Kryeparlamentarja ka përsëritur thirrjen për respektimin e masave, duke thënë se në këtë betejë duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësorë.

“Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësorë, t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë që të dalim fitimtarë”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com

Mami im, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës…

Posted by Vjosa R. Osmani on Tuesday, August 18, 2020