Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i një shoqërie

Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i një shoqërie

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të ditës ndërkombëtare të Rinisë është takuar me aktivistët rinorë të rrjetit global të të rinjve, Global Shapers Community, Hope Lipjan dhe Qendrën e Rinisë në Drenas.

Osmani ka thënë se Rinia është transformuesi i vërtetë i një shoqërie dhe duhet të ketë mundësi për zhvillimin e tyre.

“Këto janë parakushte për realizimin e aspiratës suaj për ta transformuar shoqëirnë dhe për krijimin e hapësirës së domosdoshme vepruese për ju”, tha Osmani.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e të rinjve e falënderuan kryetaren e Kuvendit,  Vjosa Osmanin, për pritjen dhe theksuan se e shohin si tepër të rëndësishëm krijimin e urave lidhëse ndërmjet organizatave rinore dhe vendimmarrësve politikë, ngase adresimi i problemeve të të rinjve te vendimmarrësit mund ta rrisë hapësirën kreative për të rinjtë, por, po kështu ndikon ndjeshëm edhe në rritjen e besueshmërisë së tyre në institucionet e vendit.

Dita e Rinisë, të rinjet e Kosovës i gjenë me probleme shumë të mëdha, në mesin e tyre papunësia dhe niveli i arsimit janë shqetësuese. /Insajderi.com/