Osmani: Serbët ende me mendje gjenocidale

Osmani: Serbët ende me mendje gjenocidale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia ende po udhëhiqet nga “mendje gjenocidale”, njofton Insajderi.

Kjo deklaratw e saj vjen si reagim ndaj Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Daçiq për një televizion serb ka deklaruar se çfarë duhet t’u bëjnë serbëve që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, se ku janë varrosur shqiptarët në Serbi.

Osmani këtë lloj gjuhe të Daçiq e ka quajtur kërcënim ndaj serbëve, ndërsa ka shtuar se liderët serbë nuk kanë ndryshuar dhe se udhëhiqen me “mendje gjenocidale”.

“Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kërcënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht, Serbia ende drejtohet nga mendje gjenocidale”, ka shkruar Osmani në Twitter./Insajderi.com