Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të ‘Non-paper’ të djeshëm që u pretendua se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, në të cilin thuhet se Kosova e Serbia do t’ia njohin integritetin territorial njëra – tjetrës dhe gjithashtu sovranitetin si shtetet të pavarura.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani burim të këtyre ‘non-papers’-ave që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin, e la Serbinë.
“Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë”, ka shkruar ajo, duke kërkuar të kihet kujdes për ‘kurthe’ të tilla.
“’Non-papers’, të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut”, është shprehur më tej ajo.
Osmani thotë se këto ‘non-papers’ po lexohen me kujdes dhe bazuar në prezantimin e ideve si: i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta, sipas saj tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve.
Derisa para disa ditësh në mediet ballkanike u publikua një dokument, për çka u pretendua se bazën e ka në qeverinë sllovene, që paraqitej një ndryshim i Ballkanit Perëndimor, ku vizatimi i këtyre kufijve pasqyron një bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë. Pastaj të bëhet bashkimi i një pjese të madhe të Republikës Serbe të Bosnjës me territorin e Serbisë. Të zgjidhet çështja kombëtare e Kroacisë përmes dy opsioneve dhe të krijohet një shtet funksional boshnjak, dje në opinionin publik doli edhe një tjetër dokument – autorësinë e së cilit, sikurse për të parin, nuk po e pranon askush.
Në këtë dokument jo zyrtar u tha se Kosova e Serbia do t’ia njohin integritetin territorial njëra – tjetrës dhe gjithashtu sovranitetin si shtetet të pavarura. /Insajderi.com