Osmani: S’flirtoj me Vetëvedosjen

Osmani: S’flirtoj me Vetëvedosjen

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka mohuar pretendimet se ajo po filtron me Lëvizjen Vetëvendosje e Albin Kurti.

Në një intervistë për Indeksonline, Osmani tha se ajo është duke e mbajtur fjalën në lidhje me premtimet për koalicione.

“Nuk jam duke flirtuar me dikë, unë jam duke e thënë të vërtetën… unë në fakt po e bëjë vetëm këtë. Po e tregoj të vërtetën e ndodhive politike në këtë rast dhe po e mbaj fjalën jo vetëm lidhur me koalicionet, por edhe me cdo pikë tjetër programore” – ka deklaruar Osmani.

Po ashtu, Osmani, ka thënë se ka raporte të mira me shumicën e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë disa nënkryetarë dhe deputetë të këtij subjekti politik.

“Kam raporte me disa nënkryetarë të LDK-s. Kemi komunikim të vazhdueshëm. Kam raporte me shumicën dërrmuese të deputetëve të LDK-s. Kemi komunikime ditore me shumicën dërrmuese të tyre. Pra, individët me të cilët nuk kam komunikim janë shumë pak. Me shumicën dërrmuese natyrisht që kam komunikim. Dhe një numër i madh pajtohen me këto qëndrime që po i mbaj, është tjetër çka që nuk e thonë këtë punë publikisht”, ka thënë Osmani.

Osmani, ka pasur përplasje me zyrtarë të LDK-së, ajo nuk ka votuar qeveritë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vitin 2014 dhe tash në vitin 2020.

LDK, vendosi që ta shkarkonte atë nga pozitat e larta që kishe në subjektin politik që vazhdon të qëndrojë. /Insajderi.com/