Osmani shërohet nga Coronavirusi, kthehet në presidencë

Osmani shërohet nga Coronavirusi, kthehet në presidencë

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është rikthyer në punë, pas një izolimi dyjavor për shkak të infektimit me virusin COVID-19, shkruan Insajderi.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.

“Tashmë virusi është çdoku. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve. COVID-19 ka lënë shumë familje pa më të dashurit e tyre, i ka rrëmbyer ata padrejtësisht pa pasur mundësinë për të dhënë pershendetjet e fundit”.

“Derisa bashkëndjejmë me ata që janë goditur më së shumti, inkurajojmë ata që janë në vijën e parë të frontit me virusin, e nderojmë kujtimin e atyre që nuk janë më në mesin tonë, ky fundvit le të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët”, është shprehur ndër të tjera ajo./Insajderi.com

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/204336607837408/