Osmani shkëputë kontratën e William Walker për këshillim ndaj Thaçit

Osmani shkëputë kontratën e William Walker për këshillim ndaj Thaçit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar kontratën e ambasadorit William Walker, të nënshkruar në gusht mes zyrës së Presidentit dhe Fondacionit të tij për lobimin e Walker për Kosovën, transmeton Insajderi.

Angazhimi i tij ishte që ta këshillonte ish-presidentin Hashim thaçi, konsulenca këto për çfarë fondacioni i tij paguhej shtatë mijë euro në muaj.

Edhe pse kishte afat deri më 31 dhjetor, kjo kontratë është shfuqizuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila thotë se kontrata ka skaduar.

Ndërsa, raportet e punëve të kryera me këtë kontratë nuk gjenden në Presidencë.

“Kemi kërkuar qasje në të gjitha raportet e punëve të kryera për kohën sa ajo kontratë ishte në fuqi, por deri më tani ato nuk janë gjendur në Presidencë”, ka thënë ajo për T7.

Sipas ish – anëtares së Komisionit Parlamentar për shpenzimet për lobim, Arbërie Nagavcit, edhe sa në kohën e këtij komisoni, raportet u dorëzoheshin jo të plota.

Edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerësojnë se institucionet duhet të jenë transparente, pasi lindin dyshime.

“Kur institucionet tentojnë të mos jenë transparentë, lind dyshimi se çfarë po fshihet. Kosova ka nevojë për lobim, duhet të jenë transparente sa e lejon interesi i vendit”, ka thënë Ehat Miftaraj nga KDI.

Miftaraj komenton edhe vendimin e Osmanit për ta shfuqizuar kontratën.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për marrëveshje të tilla me figura të shquara, duhet të jetë e kujdesshme për të mos cënuar përsonalitetin. /Insajderi.com