Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës Vjosa Osmani do të shpalos sot programin e kësaj partie për arsimin në vend, raporton “Zëri.info”.
Ky program do të shpaloset në Konventën e organizuar nga LDK-ja, e cila do të mbahet nga ora 11:00.
Arsimi është njëra nga pesë shtyllat e programit qeverisës në rast se kjo parti i fiton zgjedhjet e 6 tetorit.
Në shtyllat tjera bëjnë pjesë:
1. Qeverisja dhe administrata,
2. Familja,
3. Arsimi,
4. Shëndetësia dhe
5. Partneriteti ndërkombëtar.