Shpifje të orkestruara

Osmani: Shpifjet ndaj meje po i orkestron Thaçi

Vjosa Osmani u akuzua sot se nuk e përmendi UÇK-në në fjalimin e saj për çlirimin e Kosovës. Osmani thotë se kjo është shpifje dhe se këto shpifje e kanë adresën në Presidencë.

Osmani: Shpifjet ndaj meje po i orkestron Thaçi

Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Vjosa Osmani ka thënë se “janë shpifje të ulëta pretendimet se unë nuk e kam përmendur UÇK-në. Ekzistojnë video incizime, janë faktet dhe mund t’i shikoni”.

“Unë kam folur në seancën e sotshme solemne të Kuvendit të Kosovës. Kam përmendur të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë ton. E kam përmendur Adem Jasharin dhe të gjithë të tjerët që kanë dhënë kontribut në luftën e fundit”, njofton Insajderi.

Ndër të tjera ajo ka thënë se “këto shpifje janë vazhdimësi e shpifjeve ndaj meje mbrapa të cilave qëndron presidenti Thaçi”. /Insajderi.com