Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se aktualisht nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve.
Këtë deklaratë, Vjosa Osmani, e dha gjatë një konference për media, transmeotn Insajderi.com
“Data e zgjedhjeve mbetet ashtu siç ka qenë, nuk ka konsensus për shtyrjen e tyre”.
“Nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve pa pajtimin e pushtetit me opozitën. Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve” deklaroi Osmani.
Osmani kërkoi nga të gjitha subjektet politike që t’i shtyjnë zgjedhejet.
Ajo ka folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve në pandemi dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve.
E para e shtetit i është përgjigjur edhe pyetjes për ftesën që ia bëri kryetares së Listës Guxo, Donika Gërvallës dhe asaj të Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
“Përveç këtyre e kam ftuar edhe z. Pacolli, i cili është vetëm një deputet, përveç kësaj janë ftuar të gjitha partitë e përfaqësuara nga pakica. Tek e fundit, si e para vendit, unë vendosi se kë ta ftojë në takimin me mua”, theksoi ajo.
Mospajtime mes pushtetit dhe opozitës për zgjedhjet lokale.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, deklaroi se shtyrja e zgjedhjeve nuk i përshtatet VV-së, por ishte pro – pasi tha se shëndeti i qytetarëve është me rëndësi.
“Situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar Kurti.
Por, kështu s’mendojnë dy liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së.
“Andaj ne kemi shprehur që jemi të gatshëm që fushata të shkurtohet në pak ditë, të ketë respektim rigoroz të masave dhe rekomandim po ashtu kërkova që Qeveria t’i jep prioritet vaksinimit të trupave zgjedhor që ata të jenë të mbrojtur gjatë kësaj dite”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, Abdixhiku e lidhi shtyrjen eventuale të zgjedhjeve me rrezikun për demokraci.
“Ne besojmë që një skenar i prezantuar në studiot televizive nuk bën të ekzekutohet sepse në pyetje është demokracia”, tha ai. /Insajderi.com