Osmani: S’mund të ketë paqe nëse qytetarët nuk ndihen të sigurt në çdo cep të Kosovës

Osmani: S’mund të ketë paqe nëse qytetarët nuk ndihen të sigurt në çdo cep të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidents, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të ketë as paqe të qëndrueshme e as stabilitet nëse njerëzit në çdo cep të Kosovës nuk ndihen të lirshëm për të jetuar e për të lëvizur, njofton Insajderi.

Ajo është shprehur se koha është që tërësia territoriale e vendit të mos jetë vetëm në letër, por edhe në praktikë.

Këto deklarata ajo i ka bërë me rastin e përvjetorit të 221-të të vrasjes së 10 civilëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut.

“Njëzetë e një vjet më parë, më 3 e 4 shkurt struktura paralele të dirigjuara nga shteti i Serbisë vranë në Mitrovicë 10 qytetarë shqiptarë, i plagosën 25, teksa i dëbuan nga shtëpitë e tyre një mijë e 564 familje.

Dy dekada më pas, kujtimi për civilët jeton bashkë me brengën për ata që më nuk arritën të kthehen në vatrat e tyre”, thuhet në komunikatën e presidencës./Insajderi.com