I dërguari special i BE-së për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak sot do tw takohet me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani sot do të takohet me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Stafi i kryeparlamentares ka njoftuar se takimi do të fillojë nga ora 17:45.
Kjo vizitë e Lajçakut vjen në kohën kur emisari I Trump-it për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richardo Grenell ka ftuar në Uashaington liderët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e synuar në mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vjosa Osmani është pozicionuar kundër që dialogu të udhëhiqet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi – ajo nuk e ka votuar as Qeverinë Hoti e cila udhëhiqet nga LDK përkundër se është nënkryetare e partisë. /Insajderi/