
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani do të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të takohet me kryeministrin, Edi Rama.
Fillimisht ajo nga ora 09:30 do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Më pasta e para e shtetit do të bëjë nderime tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Nga ora 13:30 është paraparë që ajo t’i drejtohet përfaqësuesve shqiptar në Parlament me një fjalim.
Ditën e dytë të vizitës e përmbyll duke u takuar me Edi Ramën. /Insajderi.com