Osmani sot mban fjalim në Kuvendin e Shqipërisë dhe takohet me Ramën

Osmani sot mban fjalim në Kuvendin e Shqipërisë dhe takohet me Ramën

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani do të mbajë fjalim  në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të takohet me kryeministrin, Edi Rama.

Fillimisht ajo nga ora 09:30 do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Më pasta e para e shtetit do të bëjë nderime tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Nga ora 13:30 është paraparë që ajo t’i drejtohet përfaqësuesve shqiptar në Parlament me një fjalim.

Ditën e dytë të vizitës e përmbyll duke u takuar me Edi Ramën. /Insajderi.com