
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim sot (e martë) ish-Presidentët: Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën si dhe Behgjet Pacollin, përcjell Insajderi.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për medie nga Presidenca.
Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 12:00, ndërsa më pas do të lëshohet një komunikatë për medie, ku do të bëhen të ditura temat e diskutimit.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ish-Presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Insajderi.com