Osmani takohet me Abbottin, diskutojnë për sigurimin e vaksinës për Kosovën

Osmani takohet me Abbottin, diskutojnë për sigurimin e vaksinës për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar gjatë ditës së sotme ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, i cili e ka uruar për detyrën dhe ka shprehur pritjen që stabiliteti institucional do të mundësoj zbatimin e reformave në fusha të ndryshme, njofton Insajderi.

Gjatë këtij takimi Osmani ka diskutuar me ambasadorin britanik për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe në fushën e shkëmbimeve tregtare si dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kulturës dhe arsimit.

Ndërsa ambasadori Abbott ka konfirmuar përkushtimin e Britanisë së Madhe për përkrahje të mëtejme duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fushën e fuqizimit të kapitalit njerëzor si arsimi dhe kultura, por gjithashtu edhe në fushën e sigurisë.

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Abbott kanë diskutuar vazhdimin e mbështetjes së Britanisë së Madhe në procesin e rekrutimit të pozitave udhëheqëse në institucionet publike për të siguruar transparencë dhe emërime të bazuar në profesionalizëm dhe integritet. Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin e Britanisë së Madhe për përkrahjen të cilën shteti britanik ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite dhe ka theksuar se orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO”, tuhhet në njoftimin për media./Insajderi.com