Osmani takohet me përfaqësueset e UN Woman, bisedojnë për të drejtat e grave

Osmani takohet me përfaqësueset e UN Woman, bisedojnë për të drejtat e grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësueset e Organizatës ‘UN Women”.

Aty u diskutua për çështjen e barazisë gjinore, që të punohet më shumë në këtë drejtim.

“Sot, ne patëm një takim konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani mbi partneritetin strategjik me UN Women, përpjekjet e përbashkëta për avancimin e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë dhe mbështetjen për zbatimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare për barazinë gjinore”, thuhet në postimin e UN Women në rrjetin social Facebook.

Vjosa Osmani është presidentja e dytë grua në Kosovë pas Atifete Jahjagës e cila ishte e para e shtetit gjatë periudhës 2011-2016. /Insajderi.com