Osmani takohet me Selën: Shqiptarët nga Maqedonia Veriore, urë lidhëse ndërmjet dy shteteve

Osmani takohet me Selën: Shqiptarët nga Maqedonia Veriore, urë lidhëse ndërmjet dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sipas njoftimit nga zyra e presidencës, në këtë takim , Osmani dhe Sela kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për sfidat e ndikimit rus dhe serb ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Perspektiva e të dy shteteve është në BE dhe në këtë kontekst ka potencuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca.

Osmani,  veçoi raportet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, për të cilat tha se “një kontribut të çmuar japin edhe shqiptarët si urë lidhëse ndërmjet dy shteteve”.

Flamuri i Kosovë dhe ai i Maqedonisë së Veriut

Gjatë së mërkurës, Sela është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Pas takimit, Sela ka thënë se Qeveria e Kosovës do të lehtësojë masat për hyrje në Kosovë nga qytetarët jashtë Kosovës.

“Këto takime janë në funksion të një rivendosjeje të komunikimit më se të nevojshëm. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet bashkëbisedim në mes njerëzve që duhet të kenë një urë që i bashkon që të marrin vendime të rëndësishme”.

“Diskutuam edhe për pandeminë dhe masat, të cilat janë vënë nga Qeveria e Kosovës, për të cilat morëm lajmin se do të lehtësohen”, tha Sela para mediave./Shqip.com