Osmani takohet me vëzhguesit e BE-së, flet për procesin e zgjedhjeve

Osmani takohet me vëzhguesit e BE-së, flet për procesin e zgjedhjeve

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar sot takime me përfaqësues të Misionit Vëzhgues të BE-së, ku kanë biseduar për procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Në një komunikatë për media të LDK-së, bëhet e ditur se Osmani e shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së LDK-së, Doruntinë Maloku dhe Florian Dushi, ka njoftuar vëzhguesit e BE-së lidhur me fushatën, procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit si dhe me numërimin e rezultateve, i cili po vazhdon ende.

Aty thuhet se të dyja palët vlerësuan se procesi është zhvilluar konform standardeve demokratike.

“Udhëheqësi i delegacionit të Misionit Vëzhgues të BE-së, Dominic Howell potencoi rëndësinë e këtij procesi dhe vlerësoi mbarëvajtjen.

Gjatë ditës Osmani është takuar edhe me Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP), ku diskutoi situatën aktuale, prioritetet dhe thellimin e bashkëpunimit me UNDP.

Poashtu, Osmani është takuar me Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë,  Pavel Bilek, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend, qëndrimet dhe prioritetet e LDK-së në të ardhmen. Osmani ka biseduar me Ambasadorin Çek për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja shteteve për zhvillimin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.