Osmani takohet me Zemajn

Osmani takohet me Zemajn

U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj, të shoqëruar edhe nga Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në takim u diskutua gjendja aktuale në sferën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 si dhe mundësitë e koordinimit institucional, njofton Insajderi.

Osmani tha se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Ajo ka shfaqur gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në nismat e saj që kanë për synim përballimin e pasojave nga pandemia.

Ndërkaq ministri Zemaj e ka njoftuar u.d. Presidenten për masat anti-COVID, duke paralajmëruar kategorizimin e komunave sipas numrit të banorëve të infektuar. /Insajderi.com

 

Ai ka thënë se vendimet e MSH-së do të jenë në përputhje me situatën në terren.