Osmani takohet sot me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Osmani takohet sot me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet të mbahen këtë vjeshtë, njofton Insajderi.

Partia e parë që do të mbajë takim është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqësuesit e së cilës sot do t’i takojë në ora 17:00.

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit. /Insajderi.com