Osmani takon ambasadorin gjerman, flasin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Osmani takon ambasadorin gjerman, flasin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde me të cilin kanë biseduar për zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt, njofton Insajderi.

Ambasadori Rohde e uroi Osmanin për përvjetorin e pavarësisë, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në fundjavën e kaluar.

Duke folur për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, Osmani theksoi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.

Në këtë drejtim u tha që për një përfundim të suksesshëm të procesit zgjedhor duhet siguruar që të numërohet secila votë dhe të mos ketë vonesa të cilat do të pengonin konstituimin e institucioneve. /Insajderi.com