
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani u shpreh se në këtë takim ka falënderuar Clintonin për çdo gjë që ka bërë për popullin e Kosovës.
“Të thuash se Kosova ka qenë e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë do të ishte nënvlerësim. Z. Presidentin faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter./Insajderi.com