Osmani takon përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve, flasin për rritjen e pagës dhe rritjen e shtesave

Osmani takon përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve, flasin për rritjen e pagës dhe rritjen e shtesave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve ka pritur sot një delegacion të Shoqatës sindikale të tyre, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Presidenca, me anë të një njoftimi për media, përfaqësues të kësaj Sindikate kanë njoftuar Presidenten Osmani për situatën me të cilën po përballen, duke kërkuar mbështetjen institucionale për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova.

“Ndërkaq Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e deritashme të infermierëve në përballje me pandeminë, dhe ka potencuar se shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com