Osmani thotë se do të themelojë iniciativë me njerëz me integritet

Osmani thotë se do të themelojë iniciativë me njerëz me integritet

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth iniciativës së re për të cilën mendon ta themelojë dhe ta udhëheq, transmeton Insajderi.

Ajo tha se meqë në Lidhjen Demokratike të Kosovës i janë mbyllur të gjitha dyert, e ka krijuar opsionin e tretë, që nënkupton iniciativën që po e themelon.

“Në LDK më janë mbyllur të gjitha dyert”, thotë Osmani.

“LDK më ka mbyllur derën dhe ky opsion nuk ekziston dhe e kam krijuar opsionin e tretë”, tha ajo kur u pyet nëse do të donte të udhëhiqte LDK’në, VV’në.

“Do ta ndërtojmë dhe do ta bëjmë më të fuqishme me shumë njerëz me integritet”, tha Osmani në RTV21. /Insajderi.com