
Presidentja e Kosovës do të jetë prezente në hapjen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Kosova në këto lojëra do të përfaqësohet nga 11 sportistë.
Osmani përpos pjesëmarrjes në ceremoninë e olimpiadës, do të takohet edhe me përfaqësues të lartë japonezë.
E para e Kosovës do të pritet nga Perandori Naruhito.
Osmani do të realizojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetëror.
Raportet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë cilësohen të jenë shumë të mira. /Insajderi.com