Osmani uron Biden-in, e quan mik të madh të Kosovës

Osmani uron Biden-in, e quan mik të madh të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar zgjedhjen e Biden president të ShBA-ve, njofton insajderi.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se “në emër të njerëzve të Kosovës, i shpreh urime të përzemërta Joe Biden dhe Kamala Harris, për zgjedhjen e tyre për të udhëhequr popullin e Shteteve të Bashkuara”.

Tutje Osmani, është shprehur se bindur se nën udhëheqjen e Joe Biden, demokracia do të lulëzojë në Amerika dhe gjithë botën.

“Për dekada, Joe Biden ishte zëri i njerëzve të diskriminuar në të gjithë globin. Për ne, ai është mik i përkushtuar dhe një mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur. Unë shoh një bashkëpunim të ngushtë me të dhe administratën e tij, në forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta dhe aleancës strategjike”, ka përfunduar urimin e saj Osmani./Insajderi.com