Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka uruar që kjo festë të sjellë shëndet dhe mbarësi, paqe e solidaritet ndërnjerëzor.
“Festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor. Prandaj sot, duhet ndarë me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat, por të shpërndahet dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë!”, ka shkruar ajo.
“Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati. Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor. Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit!”,ka shkruar më tej Osmani. /Insajderi.com