Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar nxënësit e shkollimit parauniversitar, në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani thotë se investimi në arsim duhet të jetë prioritet mbi prioritete, sepse “vetëm në këtë mënyrë do të mund ta krijojmë një ekonomi të qëndrueshme, një shoqëri stabile dhe një shtet të fortë”, thotë ajo.
“Në këtë gjysmëvjetor uroj që secili nga ju të ndihet krenar për arritjet”, shkruan tutje Osmani.
“Duke ju inkurajuar për sa më shumë përkushtim në çdo ditë të mësimit, uroj për një fillim të mbarë dhe një përmbyllje me sukses!”. /Insajderi.com