Osmani uron PS-në për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri

Osmani uron PS-në për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri

Presidentjae Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, të mbajtura më 25 prill, njofton Insajderi.

Osmani me anë të një postimi në Twitter, ka përgëzuar Partinë Demokratike dhe gjitha partitë e tjera për garën zgjedhore.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, PS-ja në këto zgjedhje ka fituar 74 mandate, duke u pasuar nga PD-ja me 59, LSI-ja me katër dhe PSD-ja me tre. /Insajderi.com