
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rastin e 245 vjetorit të pavarësisë.
Osmani ka thënë se historia dëshmon mbështetjen që SHBA i kanë dhënë Kosovës.
“Prandaj, ne shqiptarët, populli mik i kombit amerikan, sot ndihemi të bekuar me miqësinë me të. Kjo miqësi mbështetet sa në përkushtimin tonë ndaj lirisë, po aq edhe në vlerat e përbashkëta të cilat ne i ndajmë me kombin amerikan”, ka shkruar në Facebook.
Osmani po ashtu përmendu presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën për qëndrimin e tij në raport me Amerikën.
“Qytetarët e Kosovës sot e përjetojnë festën e pavarësisë së SHBA-ve si festë të tyre. Ata luten për mirëqenien e popullit amerikan dhe urojnë njëri-tjetrin për miqësinë me të, e cila, sikur thoshte presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, është e përhershme”. /Insajderi.com