Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij shteti, njofton Insajderi.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka uruar homologun e saj zviceran për këtë ditë, duke thënë se Zvicra është shtet mik për Kosovën.
“Gëzuar Ditën Kombëtare presidentit të Konfederatës, Guy Parmelin dhe miqve zviceranë”, ka shkruar Osmani.
Shefja e Shtetit më tej tha se Zvicra ka qenë një mike dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por kjo ditë është e veçantë edhe për ne pasi është shtëpia e diasporës.
“Zvicra është një shtet mik dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por kjo ditë për ne është e veçantë pasi është shtëpia e diasporës sonë të mrekullueshme”, shtoi më tej ajo.
“Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar Osmani.
Wishing a Happy National Day to Pres. @ParmelinG & Swiss friends! 🇨🇭
Switzerland has been a strong friend & ally to 🇽🇰 for decades, but it is particularly special for us as it is home to many of our wonderful diaspora.
May your peace-loving nation continue to thrive & prosper. pic.twitter.com/jadW9ILsRP
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2021
Zvicra sot shënon 730 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së saj. /Insajderi.com