Osmani-ushtarëve të FSK’së: Në çdo kohë të jeni në mbrojtje të atdheut

Osmani-ushtarëve të FSK’së: Në çdo kohë të jeni në mbrojtje të atdheut

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, u është drejtuar për herë të parë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, transmeton Insajderi.

Osmani prezantimin e saj e bëri përmes një video-mesazhi, pasi që vazhdon izolimin pas infektimit me COVID-19.

U.d e Presidentes tha se ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime, duke shtuar se ajo është e gatshme t’i dalë në çdo kohë në mbrojtje atdheut.

“Ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime. Është e zonja t’i dal zot atdheut në çdo kohë. Sot ushtria e Kosovës është simbol i shërbimit. Qëllimi kryesor i jonë gjithmonë ka qenë mbrojtja e atdheut tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo më tej ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik, raporton EO.

“Të stërvitur me standardet më të larta të NATO-s. Oficerët dhe nënoficerët po shkollohen jashtë vendit. Në këtë ditë të veçantë nuk të mund të mos shprehim falënderim për aleatët tanë”.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik. Kosova ka mjete të mjaftueshme që të siguroj transformimin e FSK-së. Ju garantoj se mbështetjen time do ta keni përherë. Urime dita e forcës”.

Me fjalime të pranishmëve iu janë drejtuar edhe kryeministri I vendit, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama. /Insajderi.com