Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike

Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të vazhdojë takimet e saj me përfaqësues të partive politike edhe këtë të mërkurë, njofton Insajderi.

Këto takime të Osmanit të cilat filluan dje u mbajtën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e pavlefshme të votës së deputetit, Etem Arifi, për formimin e Qeverisë Hoti.

Në orën 11:00, Osmani në Presidencë do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 ata të Grupit 6+, ndërkaq në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në takimin, i cili ishte të martën u diskutua për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. /Insajderi.com