Osmani viziton Qendrën “Autizmi flet”

Osmani viziton Qendrën “Autizmi flet”

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, ka vizituar Qendrën “Autizmi flet”.

Ajo tha se shoqëria jonë do të jetë e hapur për të gjithë.

“ Lajtmotiv i 8 marsit është forca e gruas, qëndresa e përkushtimi. Sinonim dhe shëmbëlltyrë e këtyre grave janë nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta. Bashkëbisedën e sotme me nënat nga qendra “Autizmi flet”, dhe me fëmijët e tyre margaritarë do ta mbaj përherë si udhërrëfyes e do të më shërbej përherë si rikujtim se kemi ende shumë punë për të bërë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Përshkroi edhe për ndihëmn që duhet t’ju ofrohet këtyre fëmijëve.

“Derisa kjo shoqëri të jetë e hapur për të gjithë, derisa të gjithë të jemi të barabartë, deri atëherë s’mund dhe nuk guxojmë ta ndalim hapin që e kemi nisur, por të kujdesemi që tutje ta përshpejtojmë atë. Sepse vetëm kur sytë tanë të shohin atë çfarë nuk panë të tjerët deri më tash, e kur veshët dëgjojnë atë çfarë të tjerët e injoruan deri më tash, vetëm atëherë 8 Marsi bëhet festë, e çdo ditë do të jetë një arsye shtesë për të festuar progresin tonë, të arriturat tona dhe mirëqenien në jetën tone”, ka shkruar Osmani. /Insajderi.com

 

Lajtmotiv i 8 marsit është forca e gruas, qëndresa e përkushtimi. Sinonim dhe shëmbëlltyrë e këtyre grave janë nënat e…

Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, 8 March 2021