Kabineti i Osmanit arsyeton vendimin për shtesat që iu ndanë punëtorëve të Presidencës

Kabineti i Osmanit arsyeton vendimin për shtesat që iu ndanë punëtorëve të Presidencës

Faton Peci, këshilltar i ushtrues së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se Presidenca ka miratuar vendimin për kompensim shtesë për stafin e këtij institucionit, njofton Insajderi.

Sipas tij, ky vendim është marrë pasi Kryesia e Kuvendit me 14 dhjetor ka pranuar kërkesën e Sekretarit të Kuvendit për kompensim shtesë për stafin e Kuvendit të Kosovës.

“Duke pasur parasysh vendimin e Kryesisë së Kuvendit për kompensim shtesë të stafit të Kuvendit, u.d. Presidentja si udheheqese e të dy intitucioneve, përkunder që kishte votuar kundër, për të mos pasur vendimarrje selektive diskriminuese  pas pranimit të kërkesës nga Administrata e Presidencës për kompensim të stafit civil të Presidencës, ka njohur të drejtën e trajtimit të njëjtë ekuivalent me vendimin e Kryesisë së Kuvendit edhe për stafin civil të Presidencës. Ky vendim nuk vlen edhe për stafin politik”.

“Në bazë të kësaj, u.d. Sekretari i Zyrës së Presidentit ka nxjerr vendim për kompensimin e stafit civil të Presidencës, me një shumë të njëjtë për të 43 zyrtarët civil”, ka shkruar Peci në Facebook./Insajderi.com

Kryesia e Kuvendit me 14 dhjetor ka pranuar kërkesën e Sekretarit të Kuvendit për kompensim shtesë për stafin e…

Posted by Faton Peci on Wednesday, December 30, 2020