Osmani: Vullneti qytetarëve i shprehur me 14 shkurt u plotësua

Osmani: Vullneti qytetarëve i shprehur me 14 shkurt u plotësua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha një ditë pasi u zgjodh në krye të shtetit se “vullneti qytetarëve i shprehur më 14 shkurt u plotësua”.

Ajo tha se është e vetëdijshme për pritshmëritë që kanë qytetarët.

“Të luftosh padrejtësitë e të sfidosh veprimet e gabuara, të shtysh përpara kauza që e përmirësojnë jetën e njerëzve që na rrethojnë, të qëndrosh fort prapa bindjeve tuaja”, ka shkruar Osmani në Facebok.

Vjosa Osmani mori 71 vota të deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

58 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe komunitetet joshumicë ia mundësuan të shpallet presidente.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk morën pjesë në seancë – përjashtim dy deputete nga këto parti që dolën kundër vendimit të partisë.

As Lista Serbe nuk ishte prezent në sallë kur po votohej Presidenti. /Insajderi.com

 

Mbrëmë e përmbyllëm dinjitetshëm një kaptinë të zgjedhjeve demokratike, si dhe e vulosëm edhe njërin ndër shembujt më të…

Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, 5 April 2021