Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “duhet ta zgjedhin njerëzimin para injorancës”, duke iu referuar hapjen e dyerve për refugjatët.
Këto komente ajo i bëri në Twitter në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.
Osmani theksoi se 22 vite më parë ishte intervistuar si refugjate nga “The Guardian” dhe tani është presidente.
“Si refugjate. 22 vjet më parë, si President e një Kosove të lirë dhe të pavarur, unë u bëj thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzimin para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët. Të hapësh dyer do të thotë të shpëtosh jetë”.
Qindra kosovarë gjatë vitit 1999 ishin refugjatë në Shqipëri e Maqedoni, por edhe në vende perëndimore – duke u larguar nga gjenocidin serb. /Insajderi.com
22 years ago I was interviewed by @theGuardian as a refugee. 22 years after, as President of a free & independent Kosovo, I call on all to choose humanity over ignorance & not close doors to refugees. Opening doors means saving lives. #WorldRefugeeDay pic.twitter.com/ZrXSb9uLzG
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2021